Mposhti koronavirusin pas 1 muaji, drejtoresha e ISHSH i lëpihet Manastirliut: Falenderoj ministren!

Mposhti koronavirusin pas 1 muaji, drejtoresha e…

Drejtoresha e ISHSH-së, Vjollca Braho, ka njoftuar se ka lënë spitalin.

Prej gati 1 muaji, ajo ishte infektuar me koronavirus, dhe ishte në betejë me virusin.

Sot ajo njofton se më në fund e ka mposhtur, dhe në një status të gjatë, ka falënderuar mjekët që e kanë ndihmuar me trajtimin e sëmundjes.

Por, siç është bërë zakon me Rilindjen, nuk ka harruar as t’i lëpihet ministres, Ogerta Manastirliut, a thua se ishte ajo bluza e bardhë që po i rrinte tek koka në spital.

STATUSI I PLOTE

Në Spitalin Shefqet Ndroqi per 1 muaj në lufte per jeten. Por ja dola ….

Te dashur miq , mikesha e te aferm. Ju falenderoj nga Zemra secilin nga ju nje per nje per mijra sms-te e derguara ne telefonin tim , e telefonatat pafund qe interesoheshit cdo dite per shendetin tim edhe pse une nuk mund ti pergjigjesha asnjeriu ?

Veshtiresia ne frymemarje ishte shenja kryesore qe dha alarmin qe jeta ime ishte ne rrezik.

Në Spitalin Shefqet Ndroqi per 1 muaj ne luftuam per ne fund ja dolem.

Nje falenderim te vecante me perulje per ekipin e mrekullueshem te reanimacionit Dr Albani, Fahriu, Eljana, Arjani, kryeinfermierja e reanimacionit Merita, vajzat si flutura te reanimacionit, kryeinfermiret e pergjithshme Hena &Leta , sanitare Bukuria e per gjithe personelin e ketij Spitalit shpreh mirenjohjen te pafund per ate pune te shkelqyer qe ju e benit per te gjithe e jo vetem per mua duke ju dhene fryme e jete cdokujt me shpirt e zemer, Ju qe me dhate oksigjenin me dhate frymen me kthyet buzeqeshjen e Jetes me dashuri e profesionalizem! Nuk gjej fjale per te falenderuar Shefen e Reanimacionit profesores Alma Canin ( Motra ime ️ ) qe per dite e nete te tera ajo mohoj gjithshka nga jeta e saj duke ndenjur ne spital e pa u kthyer as ne darke ne shtepi ( kete se beri vetem per mua por per te gjithe pacjentet ne reanimacionin qe ajo drejton me aq shume profesionalizem e dashuri, duke mohuar veten per pacjentet ) . Ne Shqiptaret jemi me fat qe kemi ne ekipet tona mjeke ekselente qe na i ka zili dhe ? per pergatitjen e tyre edhe si pleumolog edhe si reanimator ?? ?

Ne fund nje falenderim special per Kapitenin e ketij ekipi te bukur profesionalisht qe drejtohet nga Profesor Perlat Kapisyzi i cili vinte cdo dite ne mengjes e ne darke vizitonte te gjithe pacjentet vete me aq shume kujdes e profesionalizem .

Une sot e kam Shpirtin plot per ate qe Mjekesia Heroike Shqiptare ben per secilin nga ne . Mirnjohje pafund ???? Falenderoj Ogerten Ministren e Shendetesise qe cdo dite interesohej per ecurin e semundjes time . Jam shume e emocjonuar se heronjte e Shefqet Ndroqit meritojne shume me shume fjali te spikatura por emocionet e dites se pare kur del nga spitali jane te medha . Ju jam mirnjohese pafund per gjihshka ju bete per mua .

Nje keshille te fundit per ju qe se keni kuptuar akoma se cfar semundje vdekjeprurse eshte Covid -19 . Ju lutem zbatoni me perpikmeri tre regullat e thjeshta duke mbajtur masken ne ambjentet e mbyllura , ruani distancimin social dhe lani duart sa me shume qe ta mbani sa me larg kete semundje vdekjeprurese .

Falenderoj Zotin ?? qe ne kete beteje te veshtire me beri edhe me te forte .

Me respekt e mirnjohje perjete Vjollca Braho .

Kjo eshte Profesoresha Alma Cani Ansary motra ime qe nuk kam fjale te pershkruaj ate qe ajo ka bere per mua ???

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit