Mposhti Covid-19, futbollisti i Partizanit gati për sfidën e radhës

Mposhti Covid-19, futbollisti i Partizanit gati për…

Dy lojtarët e Partizanit, të cilët kanë rezultuar të parët me koronavirus, Deian Boldor dhe Besnik Ferati tashmë ato e kanë kaluar luftën me koronavirusin dhe janë të pastër.

Lajmin e bëri të ditur klubi i Partizanit paraditën e sotme, ndërsa mesfushori Ferati do të jetë në dispozicion të trajnerit Kalari në sfidën e sotme ndaj Teutës.

Futbollisti ndodhet në stolin e rezervave, ndërkohë që nuk ka ndodhur e njëjta gjë me Boldor, i cili nuk është grumbulluar.

Ndërkohë si Ferati ashu dhe Boldor janë stërvitur dje me skuadrën në prag të përballjes së sotme.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit