Mposhti serben në finale, Amanda Dedej i dhuron Shqipërisë medalje ari në karate

Mposhti serben në finale, Amanda Dedej i…

Karateistja e talentuar shqiptare, Amanda Dedej, ka shkëlqyer në turneun ndërkombëtar të zhvilluar në Poreç të Kroacisë, duke rrëmbyer medaljen e artë në kategorinë U-14, në peshën deri në 52 kg.

Amanda dominoi garën duke fituar gjashtë duele radhazi, përfshirë edhe finalen ndaj serbes Neda Mariçeviç, të cilën e mposhti me rezultatin e pastër 4-0. Performanca e saj u karakterizua nga teknikë e lartë, vendosmëri dhe kontroll i plotë i ndeshjeve.

Ky turne konsiderohet një nga më të rëndësishmit në botë për moshat e reja dhe këtë vit mblodhi mbi 2800 sportistë nga 70 shtete, duke e bërë suksesin e Amandës edhe më të veçantë për sportin shqiptar.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit