Mrekullitë e paketimit në Shqipëri: Qytetari blen molto, brenda gjen ajër të pastër

Mrekullitë e paketimit në Shqipëri: Qytetari blen…

Një qytetar ka dërguar në redaksinë tonë një denoncim që do ta bënte xheloz edhe David Copperfield-in, pasi ka blerë një kroasant “7Days Max” me kakao që rezultoi të ishte një magji e vërtetë: zhdukje totale e produktit!

Në pamjet e mbërritura, paketimi duket i fryrë, i rregullt dhe i mbyllur hermetikisht, duke premtuar një dozë të majme brumi dhe çokollate. Por në momentin që qytetari e shtyp dhe e hap qesen, zbulon se brenda nuk ka as çokollatë, as brumë, as thërrime, është bosh fare, zero!

Duket se fabrikat kanë kaluar në një nivel tjetër kursimi dhe tani po na shesin “ajër të paketuar” me aromë nostalgjie. E po, çfarë të thuash: zero kalori, zero sheqer, zero yndyrë, por ama lekët në arkë paguhen 100% të plota! Kujdes herës tjetër kur blini “Max”, sigurohuni ta peshoni me dorë se mos po blini thjesht një qese me oksigjen!

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit