M@sakra mjedisore e Veliajt në Tiranë/ Zhduku sipërfaqet e gjelbërua duke shtuar rrezikun për përmbytje

M@sakra mjedisore e Veliajt në Tiranë/ Zhduku…

Zhdukja e hapësirave të blera në Tiranë nga Erion Veliaj dhe administrata e tij dëshmohen dhe me statistika.

Kryeqyteti ka humbur 52.6 hektarë sipërfaqe të gjelbra duke rritur kështu mundësinë e përmbytjeve lokale pasi uji nuk arrin të përthithet nga toka. Vetëm përgjatë vitit 2019, bashkia e kryeqytetit dha rreth 1.5 milionë metër katrorë për ndërtime të reja, duke siguruar 6.2 miliardë lekë nga taksa e ndikimit në infrastrukturë.

Përveç kësaj, Tirana renditet si një nga qytetet me ndotjen në nivele të larta, mbi normë për shkak të ndikimi të sektorit të ndërtimit dhe transportit.

Në raportin vjetor të Green Lungs thuhet se autoritetet anashkalojnë qëllimisht monitorimin dhe raportimin e ajrit në mënyrë që të sigurojnë rrugëdalje për kompanitë private që emetojnë ndotje çdo ditë. Një tjetër faktor që ka ndikuar në ndotjen e ajrit është edhe numri i lartë i makinave në qarkullim çka ka sjellë trafikun e ngarkuar duke shkaktuar më shumë ndotje për shkak të ndalimeve të shpeshta.

Bazuar në të dhënat e raportit kemi tejkalim të normës së lejuar të dioksiodit të azotit me 5-6 herë më shumë. Kryeqyteti gjithashtu mban vendin e parë për nivelin më të lartë të zhurmave, ku një nga faktorët ndikues renditet dhe zgjerimi i aktivitetit të ndërtimit. Shpeshherë është parë tendenca e mbjelljes së pemëve të tipit palma për të cilat raporti thekson se nuk i japin shërbime të mjaftueshme ekosistemit. Në një vend si Tirana, ku temperaturat gjatë verës janë tepër të larta, këto pemë nuk ofrojnë as hije por përdoren thjesht si pemë dekorative.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit