Rama: Doza e tretë e vaksinës do të bëhet edhe nga 18-vjeçarët!

Rama: Doza e tretë e vaksinës do…

Varianti Omicron i covid19 ka alarmuar botën, teksa në vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë, ka vendosur që doza e tretë përforcuese të bëhet për çdo qytetar të grupmoshës +18 vjeç, 6 muaj pasi ka bërë dozën e dytë. Vlen të theksohet se përpara këtij vendimi të MSH, doza e tretë është aplikuar vetëm për personat mbi 60-vjeç e lart dhe grupet e riskut. Gjithashtu sot do të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve në orën 14:00, për situatën epidemiologjike në vend si dhe për variantin e ri ‘Omicron’

MSH:

Përhapja e variantit të ri Omicron, duhet të na gjejë akoma më të mbrojtur, ndaj është thelbësore, vijimi i vaksinimit me dozë të parë për çdo qytetar nga mosha + 16 vjeç, si dhe për fëmijët +12 vjeç me sëmundje që cënojnë imunitetin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit