MSH publikon shifrat: 13 viktima dhe 865 raste të reja me Covid-19

MSH publikon shifrat: 13 viktima dhe 865…

13 të vdekur dhe 865 raste të reja me koronavirus. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave gjatë 24 orëve të fundit, bëri me dije se 13 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit 9 qytetarë nga Tirana, 1 qytetarë nga Mati, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Vlora, të moshave 60-80 vjeç , nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen, kanë ndërruar jetë duke bërë që numri i viktimave të shkojë në 1393. Ndërsa, nga 2960 që janë kryer në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 865 qytetarë

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 421 raste në Tiranë, 55 në Fier, 39 në Lushnje, 35 në Durrës, 29 në Kurbin, 26 në Vlorë, 23 në Sarandë, 22 në Delvinë, 20 në Elbasan, 17 në Shkodër, 16 në Berat, nga 14 raste në Kavajë, Gjirokastër, Divjakë, Kuçovë, 13 në Mallakastër, nga 9 raste në Lezhë, Gramsh, 8 në Peqin, nga 7 raste në Mirditë, Malësi e Madhe, 6 në Kukës, 5 në Rrogozhinë, nga 4 raste në Kamëz, Dibër, Skrapar, Cerrik, nga 3 raste në Prrenjas, Konispol, nga 2 raste në Librazhd, Tepelenë, Fushë-Arrëz, Bulqizë, Memaliaj, Kolonjë, nga 1 rast në Korçë, Tropojë, Mat, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Belsh, Shijak, Poliçan.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 365 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 498 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 47,922 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

COVID-19 – Statistika (1 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore 865

Të shëruar në 24 orë 498

Të shtruar në spitale 365

Humbje jete në 24 orë 13

Testime ditore 2960

Testime totale 361,453

Raste pozitive 78,992

Raste të shëruara 47,922

Raste Aktive 29,677

Humbje jete 1393

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 17052

Fier 2405

Durrës 1629

Shkodër 1453

Vlorë 1382

Elbasan 1348

Lezhë 1051

Korçë 936

Berat 921

Gjirokastër 608

Kukës 468

Dibër 424.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit