“M*ti i grekut mbërrin në Dhërmi, uji i detit në gjendje skandaloze”

“M*ti i grekut mbërrin në Dhërmi, uji…

Një qytetar ka ngritur shqetësimin për një situatë që është bërë e përditshme në bregdetin tonë dhe për të cilën institucionet nuk kanë marrë asnjë lloj mase.

Në një denoncim të dërguar për publikim, qytetari tregon se tragetet po derdhin ujëra të zeza në det, duke shprehur shqetësimin për ndotjen e ujërave bregdetare. Ai ka treguar me pamje praninë e lartë të mbetjeve nga ujërat e zeza në sipërfaqet të ujit ku lahen pushuesit shqiptarë.

Ju lutem denoncojeni, sepse kjo situatë është bërë e përditshme në ujërat tona dhe asnjë masë nga institucionet nuk është marrë. Nga tragetet që derdhin ujërat e zeza. Erdhi m*ti i grekut prapë këtej nga Dhërmiu”, shkruan qytetari në denoncimin e tij.

Qytetari kërkon ndërhyrjen e autoriteteve dhe marrjen e masave për të parandaluar ndotjen e ujërave.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit