M*ti sheshit, ujërat e zeza kalojnë mes pushuesv

M*ti sheshit, ujërat e zeza kalojnë mes…

Një situatë alarmante është denoncuar në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetar, i cili ka dërguar pamje nga plazhi i Kamelias në Durrës, ku ujërat e zeza rrjedhin mes shezlloneve të pushuesve dhe përfundojnë direkt në det.

Në video shihen qartë ujërat e ndotura që kalojnë në mes të zonës ku pushojnë familje, fëmijë dhe turistë, duke ngritur shqetësime serioze për higjienën dhe rrezikun e përhapjes së infeksioneve dhe sëmundjeve te personat që lahen në det.

Përshëndetje JOQ, jemi te Kamelia dhe kanë dalë ujërat e zeza në mes të plazhit plot njerëz dhe po rrjedhin në det“, shkruan qytetari që ka dërguar denoncimin.

Banorët dhe pushuesit kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për të eliminuar ndotjen dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve. Ndërkohë, pyetja që shtrohet është se ku janë strukturat përgjegjëse dhe Emiljana Sako, ndërsa një nga plazhet e Durrësit përballet me një situatë të tillë në kulmin e sezonit turistik.

<iframe width=”458″ height=”815″ src=”https://www.youtube.com/embed/WL9aZRtPUD8″ title=”M*ti sheshit, ujërat e zeza kalojnë mes pushuesv” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit