Shqiptarët po marrin gjithnjë e më shumë protagonizëm në Superligën e Turqisë, teksa nisja e sezonit 2026/27 ka nxjerrë në pah paraqitjet e Ernest Muçit dhe Ermal Krasniqit.
Mesfushori i Kombëtares, Ernest Muçi, që aktivizohet te Trabzonspori, po spikat për aftësinë e tij për të krijuar raste për shokët e skuadrës. Në 5 ndeshje dhe 332 minuta të luajtura, Muçi ka krijuar 4 raste të pastra për gol, duke u renditur i katërti në kampionat. Mesatarja e tij prej 1.08 raste për 90 minuta është një nga treguesit më të lartë në këtë klasifikim.
Kjo shifër e vendos shqiptarin edhe përpara Mohamed Salah në këtë aspekt. Egjiptiani ka krijuar po 4 raste, por në 481 minuta, duke regjistruar një mesatare prej 0.78 rastesh për 90 minuta.
Në krye të renditjes ndodhen Aral Şimşir dhe Yunus Akgün me nga 6 raste të krijuara, ndërsa vendi i tretë i takon një tjetër shqiptari, Ermal Krasniqit.
Sulmuesi i Amed SK ka qenë titullar në të 6 javët e para dhe ka krijuar 5 raste për gol, me një mesatare prej 0.85 rastesh për ndeshje.
Me Muçin dhe Krasniqin që po lënë gjurmë që në javët e para, futbollistët shqiptarë po tregojnë se kanë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në kampionatin turk.
