“Muhabetet me trafikantë, ti dhe Ylli..”/ Veliaj zihet ngushtë për përgjimet, i nxjerr badigardin gazetarit

“Muhabetet me trafikantë, ti dhe Ylli..”/ Veliaj…

Kryebashkiaku Erion Veliaj, refuzon të flasë për përgjimet e anti-mafias italiane, ku persona të lidhur me grupin mafioz Ndrageta, bënin diskutime për marrjen e lejeve të ndërtimit në Tiranë, pagesën e rryshfetit 20% dhe korruptimin e një drejtuesi të policisë.

Gazetari i Ora News, ka kërkuar një prononcim nga Veliaj në dyert e Bashkisë së Tiranës, por ky i fundit jo vetëm që ka refuzuar të flasë, por i ka përmendur gazetarit, emrin e pronarit të televizionit.

Badigardi i Veliajt, e ka shtyrë disa herë gazetarin, duke përdorur forcë fizike për ta larguar.

Pjesë nga biseda e zhvilluar mes Veliajt dhe Gazetarit:

Erion Veliaj: Këto muhabetet me trafikantë… Po po, muhabetet me trafikantë…

Por sërish iu shmang temës në fjalë, duke u marrë me televizionin i cili publikoi i pari dosjen e Antimafias ku kryebashkiaku i Tiranës përmendet disa herë.

Erion Veliaj: Muhabetet me trafikantë ti dhe Ylli….

VIDEO:

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit