“Mund të arratiset”/ Gjykata nuk pranon lirimin me kusht të Dani Alves

“Mund të arratiset”/ Gjykata nuk pranon lirimin…

Alves akuzohet se ka sulmuar seksualisht një grua në një klub nate.

Braziliani Dani Alves ka kërkuar lirimin me kusht nga burgu, por kjo kërkesë është refuzuar nga gjykata.

Alves, 39 vjeç, që nga janari po mbahet në paraburgim, pasi akuzohet se sulmoi një grua në një klub nate të Barcelonës në dhjetor, por këzë akuzë ai e mohon.

Avokati i tij kishte kërkuar që ai të lirohej nëse dorëzonte pasaportën dhe mbante një byrzylyk elektronik për të monitoruar lëvizjet e tij.

Por Gjykata e hodhi poshtë kërkesën, duke thënë se e konsideronte atë si një rrezik arratisjeje, raporton BBC.

“Ekziston një rrezik i lartë për t’u arratisur pasi dënimi i rëndë me të cilin përballet në rastin aktual dhe burimet e tij ekonomike mund të bëjnë të mundur që ai të largohet nga Spanja në çdo kohë”, tha gjykata e Barcelonës.

Klubi meksikan Pumas UNAM ndërpreu kontratën e Alves në janar kur ai u mbajt në paraburgim.

Alves luajti 408 ndeshje për Barcelonën në dy periudha, duke fituar gjashtë tituj të La Ligës dhe tre Liga të Kampionëve midis 2008 dhe 2016.

Mbrojtësi ka luajtur gjithashtu për Paris St-Germain dhe Juventus mes klubeve të tjera dhe ka bërë 126 paraqitje për Brazilin, duke përfshirë dy herë në Kupën e Botës 2022.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit