Mund të arrijë 290 km në orë, ecën në ujë dhe ajër! Ky është “rrëshqitësi” amerikan

Mund të arrijë 290 km në orë,…

Një mjet i veçantë i nxjerrë si projekt nga kompania amerikane “Regent”, i ëmërtuar si “rrëshqitësi i detit”, ka një ngjashmëri mes avionit dhe varkës.

Mjeti elektrik që mund të lëvizë edhe në det, edhe në ajër, mund të arrijë një shpejtësi prej gati 290 km në orë.

Kompania “Regent”, me anë të këtij mjeti synon të shkurtojë kohën dhe kostot e udhëtimit mes qyteteve bregdetare. Kompania ka miratuar një buxhet prej 450 milionë dollarësh për zhvillimin e këtij projekti ambicioz.

Mjeti lundron pak metra mbi sipërfaqen e ujit dhe mendohet se do të konkurojë transportin hekurudhor për udhëtimet ndërmjet qyteteve bregdetare si Boston – Nju-Jork, apo Los Anxhelos – San Francisko.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit