Ky frut i vjeshtës është më i ndoturi me pesticide të rrezikshme

Ky frut i vjeshtës është më i…

Organizata PAN Europe (Pesticide Action Network) ka treguar se frutat e stinës së vjeshtës kanë pesticidet më të rrezikshme.


Sipas të dhënave zyrtare, rezulton se një pjesë e madhe e dardhave evropiane (49%), rrushit (44%), mollëve (34%), kumbullave (29%) dhe mjedrave (25%) janë trajtuar me pesticide shumë të rrezikshme.


Sipas njoftimit mollat nga Portugalia, Belgjika dhe Holanda ishin ndër më të kontaminuara.

Më tej shtohet se pesticide moderne janë sistematike, që do të thotë se ato absorbohen në bimë dhe shpërndahen në të gjithë indin e saj.


Për shkak të kësaj, shpesh ka mbetje pesticidesh në trupin e vetë produktit, kështu që larja nga sipërfaqja nuk i largon ato.

Ato duhet të lahen mirë për të hequr pesticidet sipërfaqësore (fungicide që përdoren për të parandaluar prishjen gjatë ruajtjes dhe transportit). Por shumë pesticide moderne janë sistematike, që do të thotë se ato absorbohen në bimë dhe shpërndahen në të gjithë indin e saj. Për shkak të kësaj, shpesh ka mbetje pesticidesh në trupin e vetë produktit, kështu që larja nga sipërfaqja nuk i largon ato”, thotë Nick Moll nga dega britanike e organizatës PAN.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit