Mund të këtë dorë në vrasje, Shoqërohet në polici shoferi i kazinosë ku punonte Joy Ayoko

Mund të këtë dorë në vrasje, Shoqërohet…

Ndërsa hetimet vazhdojnë policia ka shoqëruar ditën e sotme Rodi Barçi, shoferin e kazinosë ku punonte keniania Joy Ayoko. Bëhet me dije se policia ka kryer së pari disa kontrolle të imtësishme në shtëpinë e tij dhe më pas e ka shoqëruar atë në Komisariatin NR 1 në Tiranë.  Dyshohet se shoferi mund të ketë gisht në këtë ngjarje, pasi ai dinte më mirë lëvizjet që bënte Joy dhe momentet kur ajo mund të ndodhej vetëm në shtëpi.

Autoritetet dyshojnë se mes tij dhe Joyt ka pasur marrëdhënie më shumë se shokë. Por, Rodi Barçi mohoi para efektivëve të ketë pasur lidhje me 22-vjeçaren apo ndonjë konflikt të mundshëm. Nga burime të grupit hetimor mësohet se po me urdhër prokurorie, pak ditë më parë janë marrë në pyetje edhe persona të tjerë me të cilët vajza punonte në kazino.

Ata janë konsideruar si persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Janë më  pyetje edhe drejtues të kazinosë ku janë verifikuar edhe procedurat e ndjekura për punësimin e kenianes.

Vajza nga Kenia që punonte në një kazino në Tiranë, u dhunua rëndë dhe u hodh nga dritarja e banesës ku qëndronte më shoqen e saj. Joy vdiq në një spital në vendlindje, në Kenia, pasi u transferua për atje. Autoritet e Keniës dhe ato shqiptare po vazhdojnë hetimet, ndërsa deri më tani dyshimet janë se e reja u dhunua nga shqiptarë.

Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar prokurorisë së Kenias që t’i vërë në dispozicion autopsinë që i është bërë 22-vjeçares në morgun e spitalit ku ndërroi jetë. Kjo kërkesë vjen në kuadër të hetimeve të prokurorisë së Tiranës për vdekjen e Joy Ayoko. 22-vjeçarja ndërroi jetë në Kenia. 22-vjeçarja u largua nga Shqipëria më 25 janar të këtij viti, drejt vendlindjes për t’u mjekuar në spitalin Kenyatta, në Kenia, aty ku dha frymën e fundit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit