Mund të kishte viktima, "Golfi" në Shkozet u shkëmbye me dy makina përpara se të hidhej në erë

Mund të kishte viktima, “Golfi” në Shkozet…

Grupet kriminale mund të kishin lënë viktima të tjera të pafajshme në atentatin e organizuar në Shkozet. Makinës që po lëvizte Aldi Mustafa iu vu tritol në gomën e pasme nga ana e pasagjerit. Lënda plasëse shpërtheu gjatë kohës kur shënjestra e atentatit ishte në lëvizje.

Nga pamjet filmike të publikuara vërehet sesi mmjeti tip “Golf” shkëmbehet me dy mjete të tjera përpara se të shpërthente eksplozivi. Aldi Mustafa lë në të dhjathë një makinë të parkuar dhe në të majtë pret të shkëmbehet me një tjetër makinë në lëvizje.

Zona ka qenë e populluar përshkak të orarit dhe dëmet nga kz atentat mund të ishin edhe më të mëdha. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka viktia dhe as të plagosur rëndë. Policia ka nisur hetimet për pistën kryesore të hakmarrjes mes grupeve kriminale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit