“Mund të mbytesha në det”, Vittorio Zgarbi rrëfen makthin e përjetuar në Shqipëri: Si ndodhi ngjarja e frikshme

“Mund të mbytesha në det”, Vittorio Zgarbi…

Vittorio Sgarbi, personalitet politik dhe i artit e kulturës në Itali ka rrëfyer për mediat italiane eksperiencën e frikshme që kaloi në Shqipëri.

Zgarbi tha se kaloi momente të frikshme, ndërsa notonte në det në jugun e Shqipërisë.

“Ato që unë përjetova ishin momente paniku e frike. Unë rrezikova të mbytem, ndërsa bëja not pranë bregdetit në Palasës.

Kjo ndodhi kur isha mysafir në atë që quhej si ‘Bregdeti i gjelbër”, tregoi ai për Tg.com24.

Në “Live – Non è la d’Urso”, Zgarbi rrëfeu dhe me detaje për ngjarjen që i ndodhi, ndërsa ishte në Shqipëri.

“Unë sot jam fatmirësisht gjallë. Dita nuk ishte e mirë dhe deti ishte me dallgë. Provova që të notoj në det. E vetmja që më ndoqi ishte vajza ime. Humba thuajse në thellësinë e detit.

Brenda në ujë isha pa të brendshme e pa syze”, tregoi Zgarbi për personalitetin e gazetarisë italiane Barbara d’Urso.

/tpz.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit