Mundësi çeçen përfaqëson Shqipërinë, mundet nga sportisti grek

Mundësi çeçen përfaqëson Shqipërinë, mundet nga sportisti…

Nisje jo e mirë e Shqipërisë në Kampionatin Europian të Mundjes, që po zhvillohet në Zagreb, Kroaci.
Mundësi Islam Dudaev është eleminuar në raundin e 1/16 të finaleve, në stil të lirë, në peshën deri në 65 kilogram.
Dudaev mundi 5-0 grekun Georges Pildis, në raundin e parë, ndërsa në 1/16 e finaleve u mund nga azerbajxhanasi Ali Rahimzada, 5-2.

Sakaq, në peshën 61 kilogram për një medalje europiane gjithçka pritet nga Zelimkan Abakarov, që në fakt është me petkun e kampionit të Botës në mundjen e lirë. Po ashtu, në të njëjtin stil në peshën 125 kilogram konkurron Paris Karepi.
Mundja greko-romake apo klasike, do të ketë përfaqësuesit e saj, të cilët janë Bajram Sina në peshën 60 kilogram dhe Kevin Kupi në peshën 77 kilogram. Ndodh për herë të parë në histori që Shqipëria përfaqësohet në mundje në një Europian dhe me të rriturat. Albina Drazhi konkuron në peshën 68 kilogram.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit