Mungesa e fiskalizimit dhe punonjësit në të zezë, dy shkeljet që dominojnë në biznese

Mungesa e fiskalizimit dhe punonjësit në të…

Mungesa e fiskalizimit dhe punonjësit në të zezë janë konstatuar si shkeljet më të mëdha gjatë vitit 2022.

Bëhet fjalë për biznese të mëdha dhe të vogla ndërkohë që shkelja e dytë më e hasur është ajo e mosdeklarimit të punonjësve dhe pas saj bizneseve informale të cilat ushtronin aktivitet të paregjistruara.

Statistikat e publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për janar-dhjetor 2022 lidhur me punën e Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren tregojnë se cilat janë shkeljet që janë hasur më shpesh.

Konkretisht janë 317 tatimpagues të penalizuar për mosinstalim të sistemit të fiskalizimit (130 TP Biznes i madh; 53 TP Biznes i vogël me Tvsh dhe 134 TP Biznes i vogël).

Një tjetër shkelje është ajo për mungesën e dokumenteve për mallin e disponuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit