Mungesa e infrastrukturës në fshatra, banorët detyrohen të investojnë vet

Mungesa e infrastrukturës në fshatra, banorët detyrohen…

Shumë fshatra të Shqipërisë e vuajnë mungesën e infrastrukturës. Banorët shpesh herë detyrohen që të investojnë vet për ta shtruar atë me zhavor thjesht sa për ta bërë të kalueshme.

Vështirësitë që ata hasin janë shumë të mëdha, sidomos në periudhën e dimrit ku ka edhe shira rrugët bëhen të pa kalueshme për makinat jo më për këmbësorët.

Banorët ankohën në bashkitë përkatëse por problematikat e tyre gjithmonë bien në vesh të shurdhët. Ata asnjëhere nuk kanë gjetur zgjidhje edhe në ditët e sotme.

Në rrugët e fshatit Izvor në Memaliaj askush nuk ka vënë dorë.  Të gjendur mes braktisjes, banorët thanë se janë angazhuar për të shtruar vetë rrugët, sa munden.

Këtë rrugë këtu e kam shtruar vetë. Djali po më këputet në Greqi dhe s’ka nga ta kapi. Se vjen djali im dhe me xhepin e tij shtron rrugën”, shprehet banorja.

I jemi ankuar për drita, se askush nuk jep zgjidhje. Pastaj rruga e Unazës këtu është shumë keq. Na është thënë se do bëjnë kanalizimet, nuk e kanë bërë kanalin kryesor”, tha një tjetër banor.

Banorët shprehen se shpesh janë ankuar, por zgjidhje nuk kanë marrë kurrë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit