Mungesa e mbështetjes nga qeveria/ Fermerët: Jemi të detyruar të rrisim kostot e bulmetit 

Mungesa e mbështetjes nga qeveria/ Fermerët: Jemi…

Çmimi i qumështit dhe nënprodukteve të tij ka pësuar një rritje të shpejtë në muajin e fundit. përpunuesit e qumështit arsyetojnë me mungesën e qumështit në Treg. Ata kanë deklaruar për mediat, se me largimin e fuqisë punëtore po reduktohet prodhimi bujqësor, por edhe ai blegtoral.  

Ata shprehen se fermerët e vegjël kanë hequr bagëtitë për shkak të rritjes së madhe të kostove, dhe kjo ka çuar efektin zinxhir në mungesën e qumështit, e për pasojë rritjen e çmimit të nënprodukteve të tij.  

Sipas tyre, skemat e subvencionit nuk janë të mjaftueshme, shtojmë dhe faktin që nuk janë të barabarta për të gjithë fermerët. 

Ndërsa këta të fundit shprehen se për shkak të shpenzimeve që nuk i përballojnë dot janë detyruar të reduktojnë numrin e bagëtive dhe të rrisin çmimin e produkteve. 

Syrja Tomorri, i cili prej 23 vitesh ka përpunuar qumësht në baxhon e tij në Velmish të Roskovecit tregon se më parë arrinte të mblidhte sasinë e nevojshme të qumështit tek fermerët e vegjël, ndërsa tani ata kanë falimentuar. 

Gjithçka po shkatërrohet, bujqësia, blegtoria dhe biznesi. Vetë unë  disa vite më parë e mblidhja tek fermerët e fshatrave përreth e më gjerë një sasi tepër të madhe qumështi. Ndërsa sot arrij të mbledh vetë 4 tonë në ditë në fermat e vogla dhe në stane”, tha ai. 

Ai ka treguar për mediat se ata që dikush ishin fermerët të vegjël dhe krijonin të ardhura me bagëtitë, sot janë zhytur në varfëri. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit