Mungesa e mjekëve pneumolog, qytetarët të revoltuar: Mbyllemi 30 vetë në dhomë

Mungesa e mjekëve pneumolog, qytetarët të revoltuar:…

Mungesa e mjekëve pneumolog ka sjellë shumë probleme te pacientët që vuajnë nga alergjia, diabeti apo mushkëritë.

Pacientët në një komunikim për mediat shprehen se ato duhet të presin edhe në dhoma të tejmbushura me pacientë deri sa mjeku pneumolog shkon nga Spitali Shefqet Ndroqi, për shkak të angazhimeve të tij pranë këtij spitali.

Por mungesa e një mjeku pneumolog në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, shihet si një problematikë nga pacientët, të cilëve iu janë shtuar komplikacionet sidomos gjatë kësaj periudhe post-COVID.

Pacientet të revoltuar shprehen se dhe mjekimet i marrin në dhoma ku janë të pranishëm dhe 30 persona të tjerë.

Qytetarët bëjnë thirrje që ky problem të zgjidhet menjëherë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit