
Përditë ndodhin aksidente vdekjeprurëse në të gjitha akset kombëtare dhe rrugët e Shqipërisë.
Aksidente vdekjeprurëse ndodhin edhe brenda në qytetet urbane, ku makinat aksidentojnë për vdekje këmbësorët, biçiklistët dhe motoçiklistët.
Aksidentet brenda qendrave urbane, ndodhin në më të shumtë e rasteve nga shpejtësia e madhe e automjeteve, nga mungesa e sinjalistikës dhe e sigurisë rrugore, por edhe nga mungesa e duhur dhe profesionale e monitorimit të rrugëve nga policia rrugore.
Mesditën e kësaj të diele një aksident është regjistruar në aksin Shkodër-Velipojë, ku një automjet është përplasur një kamionçinë.
Për pasojë, kamionçina është përmbysur në rrugë, teksa nga përplasja ka dëme të shumta materiale.
Nga akisdenti është lënduar lehtë pasagjerja e cila ishte në automjet, ndërsa drejtuesi i automjetit dhe kamionçinës nuk kanë pësuar dëmtime.