Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së hënës në Durrës, në rrugën “Vala e Detit”, ku një motomjet me dy persona ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin kryesor të ujërave të zeza. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se mungesa e ndriçimit publik dhe e sinjalistikës rrugore kanë ndikuar në aksident. Si pasojë, të dy personat që ndodheshin në motor kanë mbetur të plagosur.
Njëri nga të lënduarit është transportuar me urgjencë në spital dhe, sipas burimeve, ndodhet në gjendje kritike, ndërsa personi tjetër ka marrë ndihmën mjekësore dhe po trajtohet për dëmtimet e pësuara. Rrethanat e plota të aksidentit janë duke u verifikuar, ndërsa pritet edhe një njoftim zyrtar nga autoritetet.
Banorët e zonës, veçanërisht përgjatë rrugëve “Vala e Detit” dhe “Azem Hajdari”, shprehen se mungesa e ndriçimit publik, sinjalistikës rrugore, pusetat e hapura dhe trotuaret e amortizuara e kanë kthyer këtë segment në një pikë problematike. Sipas tyre, aksidente të ngjashme ndodhin shpesh, pasi gjatë gjithë ditës dhe natës në këtë rrugë qarkullojnë automjete dhe motoçikleta që rrezikojnë të dalin nga rruga dhe të përfundojnë në kanalin anësor për shkak të kushteve të papërshtatshme të infrastrukturës.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1645508323663418%2F&show_text=false&width=267&t=0″ width=”267″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>