Mungesë informacioni| Gatuan spageti pa ujë, merr flakë kuzhina

Mungesë informacioni| Gatuan spageti pa ujë, merr…

Të gjithe janë të vetëdijshëm për rëndësinë që italianët u japin makaronave, apo pastave siç I quajnë ato. Së fundmi, tre student janë munduar të gatuajnë spageti. Studentet amerikane në Itali dogjën shtëpinë në tentativë për të gatuar pasta. Ato nuk u hodhën ujë sikurse duhej.

Ngjarja qesharake ndodhi në Pellicceria në qendër të Firences. dhe zjarrfikësit kanë arritur të shuajnë me shpejtësi flakët që përfshiu një pjesë të mirë të kuzhinës.

Vajzat, blenë pasta dhe, kur arritën në shtëpi, i futën në një tenxhere dhe ndezën sobën. Ato pohuan se nuk e dinin që kishin nevojë edhe për ujë në tenxhere.

Sigurisht që pas disa minutash tenxherja ka marrë flakë, e për këtë arsye është dashur të lajmërojnë zjarrfikësin. Lajmi për studentet që nuk dinin të gatuanin pasta u përhap me shpejtësi në atë vend, ndaj kuzhinieri Fabio Picchi vendosi t’u jepte studentëve leksione gatimi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit