Mungesë punësimi| Manderinat e Konispolit po i vjelin punëtorët nga Lushnja

Mungesë punësimi| Manderinat e Konispolit po i…

Përveç emigrimit masiv që janë përfshirë shqiptarët, një tjetër fenomen po përhapet në vendin tonë. Në pamundësi për të punuar përtej kufijëve, shqiptarët po shfrytëzojnë edhe kërkesën e punës brenda vendit. Një rast konkret vjen nga Konispoli, atje ku mijëra hektarë manderina kërkojnë fuqi punëtore.

Përshkak të mungesës së punëtorëve vendas, pronarët e plantacioneve kanë kërkuar njerëz nga qytete të tjera. Violeta dhe Agimi një çift nga Lushnja kanë lënë shtëpinë pas për të punuar me mbledhjen e agrumeve. Në një intervistë për Ora News ata thonë se nuk kanë mundësi të mëdha punësimi ndaj shfrytëzojnë punën sezonale brenda vendit.

“Vijmë nga Lushnja me këtë fushatën e punës këtu. Nuk gjen punë. Vijmë punojmë këtu si hallexhinj. Kam 9 vjet që vij këtu, qëndroj në punë gjatë fushatës që vjeljes, dy muaj punë. Vitin e Ri do ta kalojmë këtej, me çfarë ta festosh kur nuk ke lekë. Kur fillon manderina ka shumë punë. Është një punë shumë e vështirë, ka shumë vështirësi deri sa vjen vjelja”, thonë ata.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit