"Mungesë totale e shtetit"/Tropoja kërkon referendum për t’u bashkuar me trojet e Kosovës!

“Mungesë totale e shtetit”/Tropoja kërkon referendum për…

Qytetarë dhe politikanë të shumtë në qytetin e Tropojës janë bërë bashkë, teksa kërkojnë që qyteti i tyre i cili ndodhet më afër Kosovës, të bashkohet me trojet kosovare. Këtë e ka bërë të ditur deputeti demokrat i zonës së Tropojës, Isuf Çelaj, i cili përmes deklaratës në foltoren e kuvendit, ka cituar problemet në qytet dhe largimin e investimeve dhe shërbimeve nga Tropoja.

Isuf Çelaj:

E lënë në harresë, e mjeruar, pa përkujdesje dhe pa investime, Tropoja nuk ka rrugë tjetër vetëm se të mendojë seriozisht të kërkojë referendum për bashkimin me Kosovën. Të paktën atje qytetarët e kësaj bashkie marrin shërbimet kryesore,” e tha në fjalën e tij deputeti në seancën e sotme plenare. Si deputet i lidhur ngushtë me Tropojën, kam detyrimin të ngre zërin për gjendjen në të cilën ndodhen këto zona, banorët fisnikë të malësisë, si pasojë e harresës së shtetit. Në fakt përkufizimi i duhur do të ishte: mungesës totale të shtetit. Kanë kaluar 8 vite nga qeverisja juaj e Rilindjes dhe në Tropojë nuk është parë më asnjë metër asfalt në rrugët rurale, pra ato që lidhin fshatrat me qytetin dhe mes tyre dhe investimi i fundit në këtë infrastrukturë është në qeverisjen e Partisë Demokratike para vitit 2013.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit