Mungoi disa ditë në shkollë, nëna në Kosovë rreh vajzën me kabullin e fshesës elektrike

Mungoi disa ditë në shkollë, nëna në…

Një vajzë 17 vjeçe është dhunuar nga nëna e saj në Skënderaj të Kosovës. Adoleshentja ka munguar disa ditë pa arsye në shkollë duke mos vënë në djeni as mësuesit e madje as prindërit. Sapo e ëma ka mësuar se vajza nuk i është paraqitur në shkollë, e ka rrahur me kabullin e fshesës elektrike.

Vajza ka marrë mjekim në qendrën spitalore teksa e ëma është shoqëruar në polici. Nga dëshmia e dhënë, nëna pranon se e ka dhunuar vajzën pasi nuk është paraqitur në shkollë dhe se ka gënjyer në familje. Nga ngjarja e ndodhur, e ëma ka marë edhe mbështetjen e disa komentuesëve të cilët përkrahin dhunën e ushtruar si formë edukimi.

“I lumt ajo dorë. Me zorr te ujit i kom rraf un po sot jan n’rrugen e drejt qe jua ka dhon zoti. Se qar s’po bejn fmit sot mjer prindi shkret qar po heqin.

I lumt dora se kan dal prej rruges zotit thmija ska as respek as mere mo.

E hallall i qofte. Qesi nane duhet me pas. E mos me shkatrru kjo qik. Te ardhmen e familjes bravo.

Mir ja ka bo e paska rreh pak se nuk ka faj nana jo se e mjera nane e ka dergu ne shkoll jo rrugav ose kafiqav se ne fund prap nana mbetet fajtore tu lumshin durt” – ishin disa nga komentet e shumta në rrjete sociale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit