Mungon borëpastruesja, bllokohen nga bora disa zona në veri, juglindja mbetet pa drita

Mungon borëpastruesja, bllokohen nga bora disa zona…

Përgjatë 24 orëve të fundit, vendi ynë është përfshirë nga moti i keq. Edhe u parashikuar se do të kemi reshje dëbore, autoritetet duket se nuk morën masa. Zona në veri të vendit janë bllokuar nga bora, ndërsa nuk është marrë asnjë masë.

Në fshatrat Bushtric dhe Bicaj bora ka arritur shtresën 25 centimetra duke mbetur të izoluar për shkak se mungon borëpastruesja. Situata bëhet më e renduar për shkak se shumë automjete kanë mbetur të bllokuar në rrugë.

Po ashtu probleme ka edhe rruga Kukës-Peshkopi, ndërsa sipas burimeve borëpastruesja ka lëvizur vetëm në mëngjes.

Ndërsa problemet e para kanë filluar të shfaqen edhe në Qafë Thanë për shkak të reshjeve intesive të borës, teksa deri më tani nuk ka bllokim rruge. Policia i bën apel qytetarëve që të përdorin zinxhirët dhe gomat dimërore dhe të bëhet kujdes në lëvizje.

Gjithashtu juglindja ka mbetur prej orësh pa energji elektrike. Zona e Voskopit ka mbetur në terr për shkak të kyçjes se pjesshme të fiderit të Gjancit. Gjithashtu shkëputje të herëpashershme ka edhe në pikë turistike të Vithkuqit.

Me qindra miliona lekë jepen për emergjencat për çdo vit, por mjafton vetëm një borë dhe vendi thuajse paralizohet.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit