Mure të plasaritura dhe lagështi, kushtet në spitalin e Durrësit

Mure të plasaritura dhe lagështi, kushtet në…

Mungesë të stafit mjekësor, kushte skandaloze në spitale, shërbime vetëm kur marrin lekë, këto halle përjetojnë shqiptarët kur sëmuren dhe u duhet t’u drejtohen spitaleve shtetërore në vend. Denoncimet e qytetarëve lidhur me kushtet dhe shërbimet që lënë për të dëshiruar në spitalet tona, janë të shumta, por pavarësisht taksave që paguajnë shqiptarët, spitalet në Shqipëri kanë shumë probleme.

Së fundmi një qytetar i është drejtuar spitalit të rajonal të Durrësit për të marrë shërbim mjekësore, por muret e plasaritura, suvaja e rënë dhe lagështia myku i kanë bërë përshtypje, në një kohë që qeveria Rama dhe Ministria e Shëndetësisë i shesin spitalet e vendit si godina me standarde. E duke parë pamjet, mos të zëntë halli t’i drejtohesh spitaleve shtetërore pasi në të shumtën e rasteve, sidomos në spitalet e qyteteve të vogla përballesh me kushte skandaloze.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit