Murrizi flet për pazare mes Ramës e Bashës: Ata kanë hall pushteti

Murrizi flet për pazare mes Ramës e…

Deputeti demokrat Myslim Murrizi foli për pazare mes Ramës e Bashës pas takimit me kryeministrin për çështjen e ndryshimit të sistemit dhe hapjen e listave.

Murrizi premtoi edhe njëherë se opozita parlamentare nuk do të votojë asnjë pazar mes dy partive të mëdha duke kërkuar nga ana tjetër dhe administratë zgjedhore jopolitike.

“Kryeministri vazhdon ta ketë marrëveshje me ata që gatuan këtë sistem zgjedhor që iu mohuan të drejtën e votës qytetarë. Nuk votojmë asnjë pazar që kërkohet të shitet si marrëveshje, në kurriz të sovranitetit të votës. Ata kanë hall pushteti. Shqiptarët kërkojnë të zgjedhin me votën të tyre përfaqësuesit që meritojnë“, tha deputeti.

“Nuk votojmë asnjë lloj buzëkuqi apo arnimi të kodit zgjedhor nëse nuk preket ligji 68 i Kushtetutës, nëse nuk hapen listat për kandidatët për deputetët dhe nëse nuk shkojmë zbatimit pikë për pikë të rekomandimeve të OSBE-ODIHR për administratë zgjedhore dhe jo militantë partiakë në kutitë e votimit”, shtoi ai.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit