Murrizi: Halli i çiftit Rama-Basha është vetëm pushteti

Murrizi: Halli i çiftit Rama-Basha është vetëm…

Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se është i gatshëm që të ketë bisedime me kryedemokratin Lulzim Basha.

Përmes një postimi në “Facebook”, deputeti u shpreh se halli i Ramës dhe Bashës është vetëm pushteti. Ai shtoi se ata ftojnë njëri-tjetrin formalisht për takime, ndërkohë që “çirakët e tyre enden çdo pasdite në bodrumin e Pallatit të Kongreseve për të penguar shqiptarët që të mos zgjedhin me votë.”

“Çdo ditë e më shumë Shqiptarët kuptojnë se këta janë bashkë vetëm për pushtet. Ftojnë njëri tjetrin formalisht për takime, ndërkohë që çirakët e tyre janë çdo pasdite në bodrumin e pallatit të kongreseve për të penguar SHQIPTARËT që të mos ZGJEDHIN ME VOTE. Sistemi zgjedhor thotë Rama nuk të sjell në pushtet?????? Pra halli i Ramës dhe halli i Bashës është vetëm PUSHTETI JO RAMA-BASHA SISTEMI KTHEN DEMOKRACINE SHQIPTARET DUHET TE USHTROJNE SOVRANITETIN E ZGJEDHJES SE PERFAQESUESEVE TE TYRE ME VOTE Halli i çiftit tuaj është vetëm pushteti, ndërsa në kërkojmë atë që kërkojnë mbi 90% e SHQIPTAREVE SISTEM ZGJEDHOR ME LISTA TE HAPURA SHQIPTARET DUHET TE ZGJEDHIN ME VOTEN E TYRE DEPUTETET QE ATA BESOJNE.”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit