Murrizi “hap letrat” në Kuvend/ Qindra ish-sigurimsa kanë kapur institucionet, fati ynë është në duart e tyre

Murrizi “hap letrat” në Kuvend/ Qindra ish-sigurimsa…

Deputeti demokrat Myslim Murrizi ka folur me tone mjaft të forta sot në sallën e Kuvendit, ndërsa në qendër të fjalës së tij ishin ish-sigurimsat e diktaturës.

Nga foltorja e Kuvendit, deputeti Murrizi tha se janë me qindra ish-oficerë të Sigurimit, të punësuar në Ministrinë e Brendshme.

“Shqiptarët boll janë mashtruar nga postkomunistët. Në Ministrinë e Brendshme janë të punësuar 234 oficere të ish Sigurimit të Shtetit. Si mundet që Instituti të jetë me duar të zgjidhura dhe të ketë informacion mbi të gjithë dokumentet e ish-sigurimit?

Edhe në DSIK që lëshon certifikata sigurie për gjyqtarët, ai që lëshon çertifikatat në fakt është Mark Ndreca, një ish-oficer famëkeq. Janë këta që vendosin për fatin tonë.”-tha ndër të tjera Murrizi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit