Murrizi: Monika tha se do t’i hante veshin Ramës, atij i doli veshka sa prishi teatrin

Murrizi: Monika tha se do t’i hante…

Deputeti Myslym Murrizi e ka thumbuar kryeministrin Rama pas fjalës së tij plot sarkazëm në Kuvend.

Ndër të tjera, Murrizi tha se Ramës i doli zemra nga kraharori dhe i doli veshka vendit der mos prishi teatrin.

Po ashtu Murrizi ironizoi edhe Kryemadhin duke thënë se kishte premtuar se do ta mbronte teatrin me trupin e saj, pastaj ndodhi ajo që ndodhi.

Në fjalën e tij nga Kuvendi, Murrizi ironizoi Ramën duke thënë që

“Me thënë të drejtën, edhe mu ndonjë herë më duket si Skënderbeu dhe si Ismaili. Unë kam ardhur vetë në Tiranë, juve ju ka sjellë mami sekretare Byroje. Ajo që mora vesh sot këtu është që ju shejtanë komentoni me njëri-tjetrin nëpërmjet bizneseve për ta prishur apo jo godinën e teatrit.

U knaqa që nga kujdesja dhe masat që ka marrë Rama, paska shpëtuar Turqinë dhe po të mos kishte qenë ky, koronavirusi do kishte bërë namin në Ankara.

Ai iu drejtua edhe Spiropalit duke e lutur t’i kërkojë ‘Skënderbeut të saj’ të paktën të mos prshë Piramidën.

“I plasi zemra nga kraharori, i doli veshka vendit, o e prishte teatrin o s’ka. Ik Elisa, thuaji t’i shembi të gjitha nga Muzeu tek Bashkia, vetëm piramidën dhe presidencën jo se i kanë ndërtuar rusët, aman o Elisa, vetëm Piramidën mos ta shembi”, tha Murrizi duke theksuar se liderët politikë bëjnë marrëveshje me njeri-tjetrin për të qëndruar në pushtet në kurriz të shqiptarëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit