Murrizi pas mbledhjes së Këshillit Politik: “5 qershorin” e votojmë vetëm me një kusht!

Murrizi pas mbledhjes së Këshillit Politik: “5…

Deputeti Myslim Murrizi, kryetari i grupit demokrat, tha pas mbledhjes së Këshillit Politik se ai dhe deputetët që përfaqëson do ta votonin marrëveshjen e 5 qershorit me një kusht.

Vetëm nëse do të bindeshin që më 30 korrik do të votoheshin ndryshimet në kodin zgjedhor dhe në kodin e procedurës penale, u shpreh Murrizi në një prononcim për gazetarët.

“Nuk pati debate. Teknicienët u shprehën për çfarë i kishim pyetur. Ekspertët thanë se edhe nëse në datë 30 votohen ndryshimet kushtetuese, nuk preket asgjë nga marrëveshja e famshme e 5 qershorit. Nuk shoh ndonjë gjë se pse opozita nuk vjen në këtë tryeze. Çfarë kanë? Mbase mbështesim versionin e tyre. E vetmja nismë ligjore që ka deformuar demokracinë në Shqipëri, më shumë se sa sistemin zgjedhor, është 21 prilli i 2008-ës, ku shqiptarëve u është mohuar e drejta e zgjedhjes me votë. Çdo sistem tjetër e rregullon sistemin. Grupi jonë është shprehur që nuk e voton marrëveshjen e 5 qershorit, por do të ndryshojmë mendje vetëm nëse na mbushin mendjen për ndryshimet në kodin zgjedhor, në kodin e procedurës penale. Shitblerja e votës, marrja e kartave, nuk frenohen në kodin zgjedhor, duhen një sërë ndërhyrjesh. Hajde të bisedojmë, një mendje ne, dy ata, një këta të tjerët se vëllezër janë. Mos i shihni si serioze komunikimet me e-mail, pasi nëse i vëzhgoni sado pak, darkave janë bashkë, ndërsa vetëm orari i gjumit i ndan”, u shpreh Murrizi pas takimit të sotëm të Këshillit Politik, ku i pranishëm ishte Rama, por mungoi opozita jashtë parlamentit.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit