Murrizi-Ramës: Kam ardhur vetë në Tiranë, nuk më ka sjellë mami sekretare!

Murrizi-Ramës: Kam ardhur vetë në Tiranë, nuk…

Deputeti Myslym Murrizi ka reaguar ndaj Ramës duke i përmendur se është me fat që ka ardhur në Tiranë me forcat e veta, nuk e ka sjellë nëna sekretare. Në fjalën e tij nga Kuvendi, Murrizi ironizoi fjalën e kryeministrit dhe tha që po të mos kishin qenë masat strikte, atëherë nuk do ta kishte shpëtuar Turqinë.

“Me thënë të drejtën, edhe mu ndonjë herë më duket si Skënderbeu dhe si Ismaili kur e kam më herët. Unë kam ardhur vetë në Tiranë, juve ju ka sjellë mami sekretare. Ajo që mora vesh sot këtu është që ju shejtanë komentoni me njëri-tjetrin nëpërmjet bizneseve për ta prishur apo jo godinën e teatrit. U knaqa që nga kujdesja dhe masat që ka marrë Rama, paska shpëtuar Turqinë dhe po të mos kishte qenë ky, koronavirusi do kishte bërë namin në Ankara.

I plasi zemra nga kraharori, o e prishte teatrin ose jo. Iku Elisa, thuaji ti shembi të gjitha nga Muzeu tek Bashkia, vetëm piramidën dhe presidencën jo se i kanë ndërtuar rustë, aman o Elisa, vetëm Piramidën mos ta shembi”, tha Murrizi

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit