Murrizi ‘sulmon’ kryetaren e KLGJ: “Kjo sallë është shndërruar në manikin dhe kukull të...

Murrizi ‘sulmon’ kryetaren e KLGJ: “Kjo sallë…

Kryetarja e KLGJ Neureda Llagami, u kritikua për mosplotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese.

Kritikues dhe thumbues i saj ishte gjithashtu Deputeti Myslim Murrizi.

Murrizi tha se KLGJ është përgjegjëse se ka mbajtur peng prej 2 vitesh plotësimin në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese.

Sipas tij e keqja e Shqipwrisw  i ka rrenjwt nga salla e Kuvendit prej 30-vitesh.
“Sa është sot KLP funksionale dhe kur do të zëvendësohen ata që kanë ikur? Sa anëtarë KLP-je rezultojnë me të kaluar të errët nga Autoriteti i Dosjeve të Ish Sigurimit të Shtetit?

A ka KLP dhe KLGJ ish- sigurims në përbërje të saj? Po mbushet 1 vit kur unë dhe zonja Hysi ishim ftuar në inaugurimin e pallatit e famshëm të Drejtësisë, të marrë nga qeveria me tender, pa tender dhe sot e kësaj dite KLP, E KLGJ enden skutave të ndryshme të marra me qira pa e marrë në dorëzim këtë institucion.

Na pengon infrastruktura, tha zonja Llagami. E kush e ka në dorë këtë? Po përshpejtojmë reformën tha? Nëse e paskeni ju në dorë jeni përgjegjës pra që keni mbajtur peng prej 2 vitesh plotësimin në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese. Në dijeninë time ju keni në dorë çelësat e kashtës.

Aty ka individë që luajnë për interesa të ngushta, interesa të pista për llogari të individëve të kësaj salle.

Kryetari i Komisionit të Karrierës që kalon vettingun dhe pse ka probleme nga DSIK heziton të shpallë vakancë, Pse? Se pret që dikujt t’i mbarojë mandate, apo t’i ofrohet mundësia atij që i është dhënë llafi, që të aplikojë Hasani apo Hyseni. Të gjitha këto mirë është t’i adresoni edhe me kërkesë ligjore për ta parë dhe ndryshuar ligjin nëse nuk është i plotë dhe cedon në funksionimin e tij.

Unë e mirëkuptoj entuziazmin dhe duartrokitjet e 2016, edhe flamujt e titujt apo gradat imagjinare që morën në atë kohë hartuesit e atij ligji, por koha ka treguar se cdo gjë ka qënë e menduar për të pasur drejtësi. E keqja prej 30 vitesh e Shqipërisë i ka rrënjët në këtë sallë, Prej 3 palë zgjedhjesh kjo sallë është shndërruar në manikin dhe kukull të dy individëve e gjysmë”,- tha Murrizi./gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit