Mushkëria “lufton” me betonin e qytetit! Sheshi blindohet me kulla, gati një tjetër e rradhës

Mushkëria “lufton” me betonin e qytetit! Sheshi…

Tirana vazhdon të përpihet nga kullat, betoni po e mbyt kryeqytetin e Shqipërisë! Edhe një kullë tjetër do të ndërtohet, gati gropa për 25-katëshin e ri, “Tirana’s Rock”. 

Briselda Hoxha

Një sërë projektesh janë për ndërtim në kryeqytetin e vendit, kryesisht godina të larta polifunksionale, ku në katet e para pritet të ndërtohen qendra tregtare. Tashmë Tirana po kthehet në zonë me ndërtesa, ku gjithçka në qytet, e ka marrë në dorë betoni.

Këto ditë janë prishur objektet ekzistuese për t’i lënë vend kullës së radhës. Një kullë tjetër e lartë do të ndërtohet në Sheshin Skënderbej, në krah të Hotel Tiranës, në buzë të fillimit të Rrugës së Dibrës. Kulla, e quajtur “Tirana’s Rock”, do të jetë 85 metra e lartë dhe do të ketë 25 kate. Objekt ky, i cili ngrihet mbi një parking nëntokësor 5 katësh, konsiston në rreth 29,300 metër katror ambiente tregtare, zyra dhe njësi banimi. Apartamentet përbëjnë pjesën kryesore të projektit.

Kulla është projektuar nga Winy Maas i firmës hollandeze, e njohur në Shqipëri si një nga arkitektët-klientë të rrethit të ngushtë të Kryeministrit Edi Rama. Ajo do të ndërtohet nga kompania ANA shpk dhe do të shërbejë si qendër tregtare, biznesi dhe banimi.

Kullat në Tiranë

Momentalisht, rreth sheshit Skendërbej, janë duke u zhvilluar  kulla të larta mbi 20 kate, të cilat janë në fazë zhvillimi, sakaq pas prishjes se godinës së teatrit është hapur rruga për ndërtimin e një kompleksi me ndërtesa të larta të cila janë afërsi të zonës së qendrës.

Tirana “Forever Green”

  • Punimet për këtë objekt me lartësi prej 20-katesh, përballë Kishës Ortodokse po ecin avash. Ky projekt zë një sipërfaqe prej më shumë se 12.400 m² e do të jetë me 4 kate nëntokë. Kulla do të ketë hapësira të ndyshme dhe investimi i bërë do jetë një investim prej 25 milionë euro.

Hotel Tirana

  • Hotel Tirana, që është në pronësi të kompanisë GECI, është vendosur që të zgjerohet dhe ka nisur projekti këto ditë për zgjerimin e tij me një objekt të ri prej 30 katesh. Ky projekt është menduar që të përfundohet për 5 vite dhe do të jetë një projekt që do të shërbejë e do të ketë shumë funksione, por thelbi do jetë hoteli, edhe pse do të ketë salla të mëdha konferencash dhe dyqane apo biznese të ndryshme.

“Eyes Tirana”

  • Eyes of Tirana, projeki për një ndërtesë të madhe që do të jetë ketë lartësinë prej 26 kateve në 55.444 m² dhe punimet për të, pritet të nisin këtë vit. Zhvilluesi në Tiranë është Edil Al dhe godina do të operojë si hotel nga Marka Ndërkombëtare e Hotelerisë “Melia”

Projekti “Book Building”

  • Ky është një kompleks me 3 kate nëntokë, mes rrugës 28 Nëntori dhe rrugës “Abdi Toptani”, me subjekt zhvillues Techno-Alb sh.p.k. dhe ky projekt parashikon ndërtimin e tre objekteve në të me një sipërfaqe mbi 40 mijë m2.

Tirana’s Rock

  • Ndërsa ky projekt, është projekti më i ri që është gati për nisje. Fjala është për një kullë që do të shërbejë për apartamente luksi më së shumti, me 25 kate dhe rreth 80 metra e gjatë në formën e fytyrës së Skënderbeut.

Plani francez

I ashtuquajturit “Plani francez”, masterplani i parë i Tiranës i hartuar në periudhën e ish-Kryebashkiakut Edi Rama, u miratua në vitin 2010, por zbatimi i tij u ndërpre nga humbja e bashkisë nga Rama. Pas ardhjes në pushtet në vitin 2013 të Krueminsitrit Rama dhe ardhjes në krye të Bashkisë të Erion Veliaj në vitin 2015, Rama ka rinisur përpjekjet për ndërtimin e kullave të larta që kishte dëshiruar që më herët.

Juria përbëhej nga ish-Kryeministri Fatos Nano, në postin e kryetarit dhe anëtarët: Edi Rama, Helmut Schroeder, Jean-Michel Guénod, Mario Pisani, Rudy Stroink, Olafur Eliasson, Lothar Greulich dhe Elia Zenghelis dhe konkursi përfshinte projekte arkitekturore të studios Bolles + Wilson dhe Mecanoo. Fitues u shpall Bolles+Wilson. Projekti fitues, i pagëzuar më vonë me emrin “Plani francez”, përmbante element të tillë si:

  • Sheshi Skenderbej
  • Sheshi Nënë Tereza
  • Parking nëntokësor,
  • Muzeu i Harmonisë Fetare
  • Stacioni i Trenit
  • Unaza e re

Qytetarët

Ndërkohë, reagimet e qytetarëve lënë për të dëshiruar sepse shumica e tyre janë të pakënaqur nga projektet e bëra nga qeveria, të cilët merren pa u konsultuar dhe pa njoftuar kurrë.
Betoni, asfalti dhe ndërtesat e panevojshme, për qytetarët e Tiranës, kanë lënë shije shumë të keqe, të cilët shprehen se nuk ka ajër në Tiranë dhe se po u merret fryma sepse në kryeqytet po mbillet vetëm beton.

/Shekulli

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit