Musk ‘shef i Twitter'/ Përfundon blerjen për 44 miliardë dollarë

Musk ‘shef i Twitter’/ Përfundon blerjen për…

Elon Musk ka përfunduar blerjen e Twitterit për 44 miliardë dollarë pas disa muajsh përpjekjesh rreth arritjes së një marrëveshje.

Lëvizja e parë ishte shkarkimi i udhëheqjes së lartë të kompanisë së mediave sociale, të cilën e akuzoi se e mashtronte atë për numrin e llogarive të padëshiruara në platformë.

Sipas raporteve, Musk shkarkoi shefin ekzekutiv të Twitter, Parag Agrawal, shefin financiar, Ned Segal dhe shefin e çështjeve ligjore dhe politikave, Vijaya Gadde.

Është pohuar gjithashtu se Agrawal dhe Segal ishin në selinë e Twitter në San Francisko kur marrëveshja u mbyll dhe u shoqëruan nga ndërtesa.

Musk më vonë publikoi një mesazh në Twitter duke pohuar “zogu është liruar” si shenjë e përfundimit të marrëveshjes, raporton skynews.

Musk dhe Twitter do të paraqiteshin në gjykatë më 17 tetor, por ajo u shty pasi njeriu më i pasur në botë tha se do të vazhdonte me blerjen.

Musk, i cili ka përditësuar biografinë në Twitter në “Chief Twit”, tha të enjten se nuk e bleu platformën e mediave sociale për të fituar më shumë para, por për “ta ndihmuar njerëzimin, të cilin unë e dua”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit