Musk zhgënjen Ukrainën, njofton ndërprerjen e internetit Starlink

Musk zhgënjen Ukrainën, njofton ndërprerjen e internetit…

Kompania e raketave SpaceX e Elon Musk, ka njoftuar se do të ndërpresë shërbimin e saj të internetit në Ukrainë i cili ka ndihmuar civilët dhe ushtrinë e vendit të qëndrojnë online gjatë luftës me Rusinë.

Elon Musk ka sqaruar se nuk mund të financojë pafundësisht shërbimin e saj të internetit Starlink në Ukrainë dhe se sulmet kibernetike me të cilët po përballet kompania po bëhen gjithnjë e më të vështira për tu përballuar.

Ai sqaroi se kompanisë së tij i kushtonte 20 milionë dollarë në muaj për të mbështetur nevojat e komunikimit të Ukrainës.

SpaceX nuk po kërkon të rikuperojë shpenzimet e kaluara, por gjithashtu nuk mund të financojë sistemin ekzistues për një kohë të pacaktuar *dhe* të dërgojë disa mijëra terminale të tjera që kanë përdorim të të dhënave deri në 100x më të madh se familjet e zakonshme. Kjo është e paarsyeshme. Ne gjithashtu na është dashur të mbrohemi kundër sulmeve kibernetike dhe bllokimeve, të cilat po bëhen më të vështira”, shkroi Musk në Twitter.

Mësohet se Musk i ka kërkuar departamentit të mbrojtjes amerikane që të marrë përsipër financimin për rrjetin e tij satelitor Starlink në Ukrainë, ka thënë një zyrtar amerikan për AP.

Duke folur në kushte anonimiteti, zyrtari tha se çështja është diskutuar në takime dhe liderët e lartë janë duke e shqyrtuar këtë çështje, por ende nuk është marrë ndonjë vendim.

Rrjeti i më shumë se 2,200 satelitëve me orbita të ulëta ka ofruar internet me rrjet të gjerë për më shumë se 150,000 stacione tokësore të Ukrainës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit