Muskulozë si yje Hollywood-i/Foto e shumë viteve më parë e tre anëtarëve të forcave speciale

Muskulozë si yje Hollywood-i/Foto e shumë viteve…

Në rrjetet sociale është publikuar një foto e vjetër që i përket shumë viteve më parë të tre anëtarëve të forcave speciale të Policisë.

Bëhet fjalë për tre nga më të njohurit dhe më të mirët: Vasillaq Sota, Astrit Martiri dhe Ndue Doda. Ata shfaqen të tre së bashku dhe janë fotografuar gjatë një stërvitje në plazhin e Golemit.

Në foto vihen re format e tyre të tonifikuara me shumë muskuj ku ngjajnë si yje “Hollywood-i”. Kujtojmë se në atë kohë nuk kishte as palestra dhe as medikamente stimuluese për muskujt, por janë forma “bio”.

Vasillaq Sota nga Vlora mbahet mend dhe për ngjarjen e vitit 1996 teksa çarmatosi një person me granatë pasi kërcënoi ish-kryeministrin Sali Berisha gjatë një tubimi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit