Mutacioni afrikan i Covdi-19/ Një prift në Greqi rezulton pozitiv

Mutacioni afrikan i Covdi-19/ Një prift në…

-Mutacioni i ri i Covid-19 që është zbuluar në Afrikën e Jugut ka mbërritur dhe në Greqi. Një nga personat e infektuar është një prift shqiptarë, i cili ka qenë i infektuar dhe më parë me Covid-19.

Lajmi është konfirmuar nga gazetari i TopChannel, Artur Bibe, i cili ka rrëfyer dhe situatën në vend. Sipas tij, të gjithë personat që kanë qenë në kontakt me të janë thirrur për të bërë testin.

“Frika është, kanë filluar testet masive. Personat që kanë qenë në kontakt me murgun janë thirrur për të bërë testet. Ky person ka qenë i prekur në muajin tetor, e ka kaluar lehtë. Profesionistët e shëndetit thonë që e mira është të bëhet vaksina, të merren masa, pasi mund të riinfektohemi,”-ka treguar ai. 

Po ashtu ai ka treguar dhe zonat ku janë të përhapura më shumë mutacioni i ri britanik dhe afrikanë janë Atika dhe Patra. Gjithashtu, ka shtuar se rreth 170 persona janë të prekur me mutacionin britanik dhe 2 murgj me atë afrikan.

“Këto mutacione janë shpërndarë në Atika dhe Patra. 170 persona janë me mutacion britanik, ndërsa atë afrikan 2 murgj. Mutacioni afrikan është më i rrezikshmi. Është e sigurt që murgu nuk ka udhëtuar në Shqipëri dhe nuk ka udhëtuar drejt Athinës. Vështirësia më e madhe është se si është infektuar ky murg”, tha ai.

Një mutacion i Covid-19 VUI-202012/01 është zbuluar së pari në Britaninë e Madhe gjatë muajit dhjetor. Gjithashtu, një tjetër mutacion i Covid-19 me përbërje gjenetike gati-identike janë raportuar në Afrikën e Jugut me llojin 501.V2 dhe Nigeri. Varianti i ri i koronavirusit i zbuluar në Britaninë e Madhe është zbuluar në disa vende evropiane, si dhe në Kanada, Australi, Indi, Korenë e Jugut dhe Japoni si dhe vende të tjera. Megjithëse ekspertët besojnë se vaksinat e sapo miratuar kundër koronavirusit do të jenë efektive kundër variantit britanik.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit