Një muze në Marsejë, Francë, la pas rregullat dhe ftoi vizitorët të shëtisin lakuriq nëpër sallat e tij.
Një herë në muaj, Muzeu i Qytetërimeve të Europës dhe Mesdheut (Mucem) lejon të ftuarit të shohin ekspozitën e fundit siç i ka bërë nëna. Pra, nudo! Ndërsa këpucët, në njëfarë mënyre duhen veshur pasi mund të vriten nga këmbët.
Ekspozita përfshin 600 fotografi, piktura dhe vepra të tjera arti të njerëzve të zhveshur, por jo në kontekst seksual.
Veprat e artit eksplorojnë historinë e komuniteteve natyriste që u ngritën në Francë dhe Zvicër, në 1920. Gjithashtu, tregojnë se si natyrizmi praktikohet ditët e sotme.
“Natyrizmi” është një term që francezët preferojnë për “nudizmin” për shkak të lidhjes me ambientin e jashtëm.

Disa vizitorë e konsiderojnë si eksperiencë të veçantë.
Liria për të dalë lakuriq mund të ndihmojë në bashkimin e shoqërisë.

Christelle Bouyoud, një natyriste që praktikon këtë stil për 10 vjet, i tha AFP-së: “Kur je lakuriq, është e vështirë të ballafaqohesh me dikë në bëtejë”.
Vizitat organizohen në partneritet me Federatën Natyriste Franceze në ditën kur muzeu është zakonisht i mbyllur.