Muzika e lartë dhe ‘policia në gjumë’: Pushuesit denoncojnë ndotjen akustike te 'Morina Palace'

Muzika e lartë dhe ‘policia në gjumë’:…

Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë tonë një rast të ndotjes akustike në Dhërmi, duke iu referuar një aktiviteti në ambientet e “Morina Palace”.

Ai ka treguar me video se si muzika luhet me volum të lartë, duke shqetësuar pushuesit dhe banorët përreth, veçanërisht në oraret e pushimit.

Qytetari ngre shqetësimin për respektimin e rregullave për zhurmat dhe përdorimin e hapësirave publike e private.

“Ju shkruajta juve se e di që nga ju mund të lëvizë ndonjë gur”, shprehet ai, duke kërkuar që rasti të merret në konsideratë.

Denoncuesi ka hedhur akuza edhe ndaj strukturave përgjegjëse për zbatimin e rendit dhe qetësisë publike, duke shtuar me ironi se “policia është në gjumë”.

Ndotja akustike mbetet një nga shqetësimet kryesore të sezonit turistik veror në vend. Pavarësisht rregulloreve në fuqi për kufizimin e decibelëve dhe oraret e lejuara të muzikës në zonat e banuara dhe ato turistike, shkeljet nga ana e bizneseve dhe strukturave akomoduese vijojnë të jenë të pranishme, duke shkaktuar pakënaqësi të thella mes pushuesve vendas dhe të huaj.

Qytetarët kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve kompetente dhe Policisë së Shtetit për të vendosur rregull dhe për të garantuar qetësinë e qytetarëve gjatë periudhës së pushimeve.

Denoncimi i qytetarit:

NDOTJE AKUSTIKE NE DHERMI – MORINA PALACE/ A ju duket normale ky veprim? Te ngresh zerin e muzikes duke mos marre prasysh qe te tjeret po pushojne? Vetem ne vendin tone te cudirave ndodh kjo! Ju lutem reagoni ta marrin vesh te gjithe ca behet me keta abuzues te hapesirave publike e private. Ju pershendes! Ju shkruajta juve se e di qe nga ju mund te levizi ndonje gur. “Policia esht ne gjume”, e dini ju me mire se te gjithe ne arsyen.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit