"Muzika ishte 'në kupë të qiellit"/ Policia gjobit lokalin e Noizy-t në Durrës

“Muzika ishte ‘në kupë të qiellit”/ Policia…

Në kuadër të operacionit për monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, policia e shtetit është ndalur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit, në zonën e Plazhit në lagjen 13 të qytetit, ku pas kontrolleve të ushtruara, ka proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”si dhe u ndëshkuan masë administrative shtetasit Indrit Deti dhe Rigels Rajku, ky i fundit një personazh i njohur për të gjithë ne, dhe bëhet fjalë për reperin e njohur shqiptar, Noizy. Ndaj këtyre dy shtetasve mësohet se ka nisur një procedim penal, ndërsa janë gjobitur edhe me 1 milion lekë të reja.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Plazh, Durrës

Vijojnë kontrollet nga Policia e Durrësit, për monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

U konstatuan duke ushtruar aktivitet me muzikë, procedohen penalisht dhe ndëshkohen me masë administrative, administratori një subjekti dhe pronari i një subjekti tjetër.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në bashkëpunim me forcat “Shqiponja” në DVP Durrës, në vijim të kontrolleve për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike” shtetasit:

  1. D., 26 vjeç (administrator i një subjekti) dhe R. R., 35 vjeç, (pronar i një subjekti), banues në Durrës, pasi u konstatuan duke vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë, në lagjen nr.13 Plazh, Durrës, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Gjithashtu, për të 2 subjektet është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit