Myk, lagështirë dhe ambiente të amortizuara te Shërbimet Sociale të Vorës

Myk, lagështirë dhe ambiente të amortizuara te…

Një qytetar i Bashkisë Vorë ka ngritur shqetësimin për kushtet në të cilat punojnë punonjësit e Shërbimeve Sociale dhe priten qytetarët që kërkojnë ndihmë.

Ai ka treguar se ambientet ku ndodhen zyrat janë në gjendje të amortizuar, me tavane të plasaritura, mure të lagështa e me myk, si dhe me mungesë të kushteve bazë të higjienës. Sipas tij këto ambiente zyrtare pune ngjasojnë me “magazina apo godina të vjetra ushtarake”, duke theksuar se nuk i përshtaten një institucioni publik.

Ai shprehet se, ndonëse nuk arriti të zgjidhte problemin për të cilin ishte paraqitur, mbeti i tronditur nga gjendja e ambienteve.

“Punonjësit që takova ishin të sjellshëm dhe të gatshëm për të ndihmuar, por kushtet në të cilat punojnë janë të papranueshme”, shprehet ai.

Qytetari kërkon ndërhyrjen e Bashkisë Vorë dhe institucioneve përgjegjëse për të përmirësuar kushtet e punës dhe të pritjes së qytetarëve, duke paralajmëruar se mungesa e higjienës dhe degradimi i ambienteve mund të përbëjnë edhe rrezik për shëndetin e punonjësve dhe vizitorëve.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje! Un qe po ju shkruaj , jam nje qytetar i bashkise Vores, erdha se kisha pak pune te sherbimet sociale ,por siq pash ata ishin me ne hall se un nga ana sociale e eambjentit ishin si ne kasolle ne magazine gazerm ushtrie dikur, oh zot, i harrova hallet e mia aty ne kat te pare  veq zyra e ambjente me prit qytetaret te zgjidhin halllet nuk ish, ata skishin ndertes per vete ku punonin e ku prisnim njerezit nje turp i madh skandal nje bashki e tille kurr ma keq se kam pare prej 36 vitesh.me cfar ambjentesh punonim punonjesit aty asnji kusht, vete punonjesit ato qe takova ishin te disponuar te ndihmonin prisnin mire , dhe pse hall nuk zgjidha , por me hyni paniku kur hyra ne ato ambjente e zyra tavani mbi koke tuj ra plasarit muri  myk lageshtin banjo veq banjo smund ti thonin duhet ti mbyll inspektoriati shendetsor se gjunah ato punonjes te keq paguar te marrin ndonje pandemi aty nga higjena mbeturina korridor pajisje mjete te prishura a thu ti magazin apo zyra bashkie jan turp

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit