Myslimanët amerikanë organizojnë iftar para Shtëpisë së Bardhë, solidarizim me Gazën

Myslimanët amerikanë organizojnë iftar para Shtëpisë së…

Myslimantët amerikanë kanë kritikuar në mënyrë të ashpër politikat e administratës së Bidenit për Gazën. Ata u mblodhën para Shtëpisë së Bardhë dhe organizuan iftarin për “solidarizim me Gazën”.

Mbi 100 myslimanë amerikanë që jetojnë në Washington të SHBA-së dhe zonat përreth u mblodhën në “Lafayette Park” përballë Shtëpisë së Bardhë.

Shumë persona që u takuan në iftarin e organizuar me qëllimin për “solidarizim me Gazën”, hapën agjërimin e tyre me ushqimet që sollën me vete.

Pas iftarit pjesëmarrësit falën së bashku namazin e akshamit dhe kryen lutje për palestinezët në Gaza.

Shumë liderë të shoqërisë civile të muslimanëve amerikanë nuk iu përgjigjën ftesës së Biden për iftar mbrëmjen e së martës dhe nuk morën pjesë në organizimin në Shtëpinë e Bardhë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit