Myslimanët do të agjërojnë edhe një ditë! Në disa vende të botës Fitër Bajrami do të festohet në 22 prill

Myslimanët do të agjërojnë edhe një ditë!…

Myslimanët në mbarë botën po bëhen gati për të festuar Fitër Bajramin e vitit 2023, teksa agjërimi njëmujor i Ramazanit po i afrohet fundit. Në Shqipëri, festa e Fitër Bajramit është nesër (e premte 21 prill). Kujtojmë se muajini shenjtë i Ramazanit në vendin tonë filloi në 23 mars. 

Mediat e huaja shkruajnë se data e Bajramit ndryshon në varësi të shikimit të hënës dhe këtë vit pritet të fillojë të shtunën më 22 prill.  Muajt hënor janë ose 29 ose 30 ditë, kështu që myslimanët zakonisht duhet të presin deri në natën para Bajramit për të konfirmuar datën e tij.

Nëse hëna e re është e dukshme (e quajtur Chaand Raat ), atëherë Bajrami do të festohet nesër. Përndryshe, myslimanët do të agjërojnë edhe një ditë për të plotësuar muajin 30-ditor. Kështu në Arabinë Saudite Fiter Bajrami do të jetë në 21 prill, pra nesër, sikurse edhe në Shqipëri.

Pas dështimit për të parë gjysmëhënën e Shawwal të enjten, qeveria malajziane ka njoftuar se Bajrami në Malajzi do të festohet të Shtunën, më 22 Prill 2023. Në të njëjtën ditë do të festohet në Australi, Singapor, Marok dhe Kashmir. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit