Mziu jep alarmin: Në rrezik jeta e mbi 30 mijë familjeve të Paskuqanit

Mziu jep alarmin: Në rrezik jeta e…

Ish-kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, është shprehur sot se diga e liqenit të Paskuqanit rrezikon që të shembet.

Nisur nga reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë kryeqytetin së fundmi, Mziu thotë se diga është në situatë kritike dhe rrezikon jetën e më shumë se 30 mijë familjeve në Paskuqan.

“Kemi një situat SOS tek diga liqenit Paskuqan Kamëz, është në situat kritike dhe rrezikon jetën e mbi 30 mijë familjeve të Paskuqanit dhe të lagjeve 1 dhe 3 të kodër kamzës e bregut lumit. Shikoni pamjet e digës së liqenit që jo vetëm ka bërë të pakalueshme rrugën, por është gati në shembjen e saj çfarë do të shkaktonte një katastrofë njerëzore në të gjithë zonën”, shkruan ndër të tjera XHelal Mziu.

POSTIMI I PLOTË

#SkandaleteRilindjes6% nuk kanë të sosur në Bashkinë e Kamzës!
Kemi një situat SOS tek diga liqenit Paskuqan Kamëz, është në situat kritike dhe rrezikon jetën e mbi 30 mijë familjeve të Paskuqanit dhe të lagjeve 1 dhe 3 të kodër kamzës e bregut lumit.
Shikoni pamjet e digës së liqenit që jo vetëm ka bërë të pakalueshme rrugën, por është gati në shembjen e saj çfarë do të shkaktonte një katastrofë njerëzore në të gjithë zonën.
Duke parë rrezikun e kësaj dige por dhe për ta kthyer në një zonë atraktive liqenin e Paskuqanit, u bë financimi nga Bashkia Kamëz me një vlerë 64 milionë lekë dhe kontrata me kompaninë është lidhur me datë 5 gusht 2019 me një afat 90 ditor, pra për tu mbyllur brenda vitit 2019 !
Ardhja e rilindjes bllokoi dhjetra investime rrugë, kanalizime, tregun e qytetit, por dhe rehabilitimin e digës së liqenit të Paskuqanit.
Asgjë në këto rreth 2 vite në Kamëz veç shkatëërimit, ditët i kanë të numëruara, por rasti në fjalë është një katastrofë, që do të humbnin jetën mijëra e mijëra qytetarë.
Koha e llogaridhënies po vjen, më 25 prill do të marrin gjykimin e qytetarëve por dhe të drejtësisë.
Uragani blu i fitores së PD do të filloj nga Kamza dhe do të vazhdoj në gjithë Shqipërinë.
#DitëMëTëMiraDoTëVijnë ✌✌

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit