"Na e solli shpirtin në majë të hundës me këtë makinë, s'kemi ku kalojmë"

“Na e solli shpirtin në majë të…

Prej disa ditësh, banorët e një pallati në rrugën “Ramazan Kasa” në Tiranë po përballen me një situatë shqetësuese. Një shofer i papërgjegjshëm parkon çdo ditë makinën e tij përpara hyrjes së pallatit, duke bllokuar lëvizjen e tyre.

Sipas një denoncimi të ardhur në redaksi, drejtuesi i mjetit lë edhe një tabelë policie në automjet, me qëllim që të trembë banorët dhe të “pengojë” ndërhyrjen e autoriteteve.

Cdo dit i njejti muhabet. Len edhe tabelen per me u fut friken banorve. Na ka pru shpirtin majet hundes kemi ngel duke thyer kembet kemi fmi karoca sdim si tja bejm hallit. Policija vin e ikun shikojn tabelen ikun. Postoje te lutem anonim,” shrkuan denoncuesi.

Banorët shprehen se kjo nuk është hera e parë që ndodh dhe se pavarësisht faktit që policia është në dijeni, asnjë masë nuk është marrë deri më tani. Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet dhe i bëjnë apel shoferit të ndalojë këto veprime që cënojnë të drejtën e tyre për të lëvizur lirshëm.

"Na e solli shpirtin në majë të hundës me këtë makinë, skemi ku kalojmë"

Prej disa ditësh, banorët e një pallati në rrugën “Ramazan Kasa” në Tiranë po përballen me një situatë shqetësuese. Një shofer i papërgjegjshëm parkon çdo ditë makinën e tij përpara hyrjes së pallatit, duke… pic.twitter.com/3lXdfzXwWy
— JOQ Albania (@JoqAlbania) April 28, 2025

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit